Nuk rinovoi kontratën me gjigantët e Premier Ligës, futbollisti zyrtarizohet te Real Madridi
Real Madridi ka prezantuar afrimin e tretë në merkaton e verës pas Mark Kukurejës dhe Bernardo Silvës.
Bëhet fjalë për futbollistin që doli i lirë pasi nuk rinovoi kontratën me Liverpulin. Ibrahima Konate ka firmosur një kontratë 4-vjeçare dhe do të fitojë rreth 22 milionë euro në sezon (bruto).
“Real Madrid CF dhe Ibrahima Konate kanë arritur një marrëveshje që ai të bëhet lojtar i Real Madridit për katër sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftimin e klubit të bardhë.
Comunicado Oficial: Konaté.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 18, 2026
Në listën e zyrtarizimeve të afërta është edhe futbollisti i Interit, Denzel Dumfris, teksa kanë përparuar edhe në negociatat për transferimin e Enco Fernandez nga Çelsi.
PANORAMASPORT.AL













