Rrugëtimi i Vllaznisë së femrave, zbulohen kundërshtaret në Champions
Vllaznia e femrave e nis aventurën në Ligën e Kampioneve nga turi i dytë. Shorti u hodh sot dhe vajzat kuqeblu kanë mësuar rivalët e mundshëm.

Vllaznia do të luajë në gjysmëfinale të turit të dytë pasi kundërshtari të jetë mësuar nga dy sfida të mëparshme. Më saktë Spartak Myjava do presë fituesin e Tallina FC Flora-Mgarr Junajtid. Pra një nga këto tre emra sfidohet nga Vllaznia në gjysmëfinalen e turit të dytë kualifikues.
Më pas nëse shkon në finale, Vllaznia do të presë verdiktet e një tjetër grupi. Bëhet fjalë për qipriotet e Apollon Ladies që njësoj si Vllaznia, presin të mësojnë kundërshtarin e tyre pas përballjeve mes KKS Czarni Sosnovies-Nike dhe Atholone Taun-ZFK Skopje.
Sfida gjysmëfinale rezervohet më 5 gusht. Finalja ndërkohë është më 8 gusht.
RIVALËT E MUNDSHËM TË VLLAZNISË NË GJYSMËFINALE

GRUPI I VLLAZNISË

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













