Spanja, 289 minuta pa festuar një gol. Iberikët duhet të ndryshojnë statistikat ndaj Arabisë Saudite
Marrëdhënia e keqe e Spanjës me Kupën e Botës shkroi një kapitull të ri me barazimin 0-0 ndaj Kepit të Gjelbër në Atlanta. Një debutim i ri i shënuar nga zhgënjimi, një dinamikë e zakonshme për përfaqësuesen spanjolle që nga viti 1962.

Spanja zhvilloi një ndeshje të parë plot ndjesi negative. Nuk arriti të zgjidhte bllokun mbrojtës të Kepit të Gjelbër. Dhe kur ia doli, u përball me pritjet e Vozinjës ose me traversën. Nga ky ngërç doli një ndeshje pa gola që e çon në 289 minuta serinë pa shënuar në Botëror. Herën e fundit që Spanja festoi një gol në Botëror ishte më 1 dhjetor 2022.
Në minutën e 11-të të ndeshjes ndaj Japonisë, Álvaro Morata hapi rezultatin në një ndeshje që Spanja e humbi 2-1. Ai u bë lojtari i dytë në historinë e kombëtares që shënon në tre ndeshje radhazi të Kupës së Botës, diçka që më parë e kishte bërë vetëm Zarra në vitin 1950. Që atëherë, errësirë. Spanja e Luis Enrikes nuk shënoi as ndaj Japonisë dhe as në 120 minutat kundër Marokut. Ishte aq e pafat para portës sa humbi edhe tre penalltitë e serisë që e dërguan në shtëpi.
Thatësira u zgjat edhe 90 minuta të tjera ndaj Kepit të Gjelbër. Në një ndeshje ku pritej fitore e lehtë, skuadra e Luis de la Fuente mbeti sërish pa gol. Janë 289 minuta pa shënuar, një terren që Spanja nuk e kishte përjetuar kurrë më parë.
Në minutën e 62-të pa gol ndaj Kepit të Gjelbër, Spanja kishte kaluar serinë e saj më të keqe pa shënuar në Botëror. Ajo ishte shumë e largët. Ajo shtrihej mes Botërorëve 1934 dhe 1950. Pas golit të Luis Regueiro ndaj Italisë në çerekfinale, në minutën e 30- të, Spanja akumuloi pjesën tjetër të atij ndeshjeje që shkoi në shtesë, ndeshjen e përsëritur ndaj Italisë dhe 81 minuta të tjera në vitin 1950 ndaj Shteteve të Bashkuara pa shënuar. Basora e ndërpreu serinë në minutën e 81- të të një ndeshjeje që Spanja e humbte 0-1 dhe që përfundoi 3-1.
Seria e dytë më e keqe erdhi mes Botërorëve 2002 dhe 2006, me dy shtesa, një seri penalltish në mes dhe dy gola të rregullt të anuluar. Në Kore dhe Japoni, Morientes shënoi në minutën e tetë të ndeshjes së 1/8 kundër Irlandës. Spanja nuk shënoi më në atë Botëror: 112 minuta ndaj irlandezëve dhe 120 të tjera në ndeshjen e diskutueshme ndaj Koresë së Jugut. Katër vite më vonë, në Leipzig, Xabi Alonso i dha fund thatësirës duke shënuar ndaj Ukrainës në minutën e 13-të. Seria u ndal në 245 minuta.
Kush do të jetë golashënuesi i parë? Spanja, që kurrë nuk e ka nisur një Botëror pa shënuar në dy ndeshjet e para, kërkon ndaj Arabisë Saudite një fitore qetësuese që t’i rikthejë ndjesitë. Pas barazimit pa gola ndaj Kepit të Gjelbër, mbetet e hapur pyetja se kush do të jetë golashënuesi i parë i Spanjës në këtë Botëror. Dani Olmo, një nga opsionet për ndryshime në formacionin e Luis de la Fuente, mund të bëhet lojtari i dytë spanjoll që hap llogarinë në dy Botërorë të ndryshëm. Më parë këtë e ka bërë vetëm Ksabi Alonso, në 2006 dhe 2014. Në favor të Spanjës është fakti që në ndeshjet e dyta zakonisht paraqitet më mirë.
PANORAMASPORT.AL













