ZYRTARE/ Nga lider i paprekshëm në asnjë minutë, vjen largimi i radhës nga Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2026 | 14:27

ZYRTARE/ Nga lider i paprekshëm në asnjë minutë, vjen largimi i radhës nga Tirana

Edison Kola e ka mbyllur me Tiranën pas përfundimit të kontratës, siç edhe ishte paralajmëruar. Kola qëndroi për dy edicione. Gjatë këtij sezoni nuk regjistroi ndeshje për shkak të dëmtimit të rëndë.

-900-0-1718381442xagim-ibraimi-edison-kolajpg-567

Në edicionin 2024/25 ndërkohë ishte lider në qendër të mbrojtjes. Mbetet për t’u mësuar ku do vazhdojë karriera e 25-vjeçarit.

Njoftimi i Edison Kolës:

“Ishte një nder i madh të vishja fanellën e këtij klubi historik dhe të përfaqësoja ngjyrat bardheblu. Dua të falënderoj drejtuesit, trajnerët, stafin, bashkëlojtarët dhe mbi të gjitha tifozët për mbështetjen dhe respektin që më kanë treguar gjatë gjithë kohës sime këtu.
Ju uroj suksese të mëdha në vazhdim. Me respekt, Edison Kola”.

PANORAMASPORT.AL