EKSKLUZIVE/ Transferim i bujshëm, ylli i Elbasanit drejt rivalëve të Superiores
Teuta është padyshim klubi që në merkato po tenton vetëm emra të bujshëm. “Panorama Sport” zbulon një tjetër lojtar që është pranë rikthimit në Durrës. Bëhet fjalë për Xhonatan Lajthinë.

Gazeta më parë ka raportuar ekskluzivisht Esat Malën, Sherif Kallakun dhe Dejvi Bregun. Dhe pse zyrtarizimi i vetëm deri tani është Abdurraman Fangaj, futbollistë të tjerë të njohur janë drejt Durrësit.
Lajthia dhe Elbasani nuk kanë rënë dakord për rinovimin. Dhe Teuta është aty e gatshme për të përfituar.
Kujtojmë se edhe Martin Janaçek ishte dëshirë. Portieri çek vendosi të vazhdonte karrierën jashtë, që mund të shikohet edhe si opsion i cili do i prishte punë po ashtu me Lajthinë.
Edlir Tetova ishte emërimi i parë i bujshëm për sezonin e ri. Dhe nga aty ka nisur projekti i një klubi me shumë pretendime.
PANORAMASPORT.AL













