EKSKLUZIVE/ Dinamo apo Vllaznia? Titullari i Partizanit bën zgjedhjen e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2026 | 16:56

EKSKLUZIVE/ Dinamo apo Vllaznia? Titullari i Partizanit bën zgjedhjen e tij

Saliu Sembene e ka Partizanin si zgjedhje të parë në Shqipëri, duke hedhur poshtë një transferim të mundshëm te Dinamo ose Vllaznia. “Panorama Sport” mëson se mbrojtësi nga Senegali është drejt firmës me të kuqtë. Kështu do të hidhte poshtë edhe oferta më të mira financiare që mbërritën në drejtim të tij.

sembene

Deri tani ishte raportuar se 24-vjeçari nuk do të rinovojë dhe madje ekipe të Abissnet Superiore janë pas tij. Dhe pse është kontaktuar nga klube të tjera, dëshira e tij është të qëndrojë me Partizanin.

Sembene luan me të kuqtë që nga viti 2021. Prej asokohe janë regjistruar 111 paraqitje me ekipin e parë.

Zgjedhja e Sembenes nuk është surprizë. Gazeta mëson se aktualisht e vetmja rrugë për t’u larguar nga Partizani është firma me një tjetër klub jashtë Shqipërisë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL