Postuar: Qershor 18, 2026 | 17:53
Elbasani i Gvozdenoviç zhvendoset në Serbi, publikohet axhenda e sfidave para Europës
Elbasani ka vendosur të zhvendoset në Serbi për fazën përgatitore. Verdheblutë njoftuan përmes rrjeteve sociale se do të qëndrojnë në Zlatibor duke publikuar edhe axhendën.

Në Serbi do të qëndrojnë nga data 22 qershor deri më 2 korrik. Dhe gjatë kësaj kohe do të luhet tri miqësore.
Fillimisht më 24 qershor do të luhet me Sutjeska Niksiç. Më pas është rezervuar më 27 qershor sfida me Deiçiq. Më 1 korrik do të luhet takimi i fundit miqësor me FK Zemun.
Ekipi i Ivan Gvozdenoviç e ka fokusin te turi i parë i Ligës së Konferencës. Aty ku është rezervuar një kundërshtar i lehtë për shkak të problemeve që po kalon, si Bate Borisov.
PANORAMASPORT.AL













