Kristiano Ronaldo në hije gjatë Botërorit, motra e tij akuzon: Ia vodhën fitoren…
Kristiano Ronaldo ka qenë “humbësi i madh” i ndeshjeve të para në fazën në grupe të Botërorit 2026. Ndërsa yje të tjerë të futbollit botërori treguan talentin e tyre, portugezi nuk u duk në asnjë moment se ishte në nivelin e kërkuar për një turne të tillë gjatë ndeshjes mes Portugalisë dhe RD Kongos që përfundoi 1-1.

Paraqitja e tij pas ndeshjes u kritikua gjatë, ashtu si edhe trajneri Roberto Martinez që nuk e zëvendësoi edhe pse sulmuesi dukej tërësisht jashtë forme. Por ata që e kanë mbrojtur fuqimisht kanë qenë motrat e sulmuesit portugez.
Elma Aveiro, motra e madhe e futbollistit, me një postim në rrjetet sociale, insistoi se ekipit i kishin vjedhur fitoren.
“Unë besoj se fillimet janë të vështira por fundi është i mirë. Është e lehtë të flasësh. Dhe përtej kësaj, të të vjedhin fitoren në atë mënyrë, nuk është e lehtë”, shkruante ajo mbi një foto të sulmuesit.

Ndërkohë, motra tjetër, Katia, u fokusua te zhgënjimi ndaj lojës ekipore të Portugalisë.
“Si të ishte me magji, ata harruan si pasohet, rifitohet topi, të nisin kundërsulme. Rrjedha e lojës në mesfushë ishte në anësore. Kupa e Botës është e çuditshme. Por të shohim përpara. Starti i keq, fundi i mirë. Deri në fund”, shkruante ajo.
PANORAMASPORT.AL













