Postuar: Qershor 18, 2026 | 18:01
ZYRTARE/ Mbi 200 ndeshje me Teutën, largohet “djali i shtëpisë” nga Durrësi
Emiljano Vila e ka mbyllur përfundimisht me Teutën. Klubi durrsak njoftoi vendimin për futbollistin 38-vjeçar.

Njoftimi i Teutës:
“KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Emiliano Vila.
Pas një periudhe të kaluar së bashku, lojtari nga sot nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë.
Klubi e falënderon Vilën për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën e Teutës, duke i uruar njëkohësisht suksese në vazhdim të karrierës sportive dhe në sfidat e ardhshme. Faleminderit dhe suksese!”
Vila regjistron mbi 200 ndeshje në karrierën e tij me Teutën. Largimet vazhdojnë në Durrës ndërsa ky ishte zyrtarizimi i tetë.
PANORAMASPORT.AL













