Mesi në lot për shkak të babait, reagon familja e argjentinasit: Jemi të shqetësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2026 | 19:20

Mesi në lot për shkak të babait, reagon familja e argjentinasit: Jemi të shqetësuar

Leo Mesi shpërtheu në lot pas golit të parë në këtë Botëror, për shkak të problemeve shëndetësore që po kalon babai i tij. Horge Mesi, 68 vjeç, po lufton me një sëmundje të rëndë që nga janari, ndërsa vetë familja ka reaguar së fundmi.

Screenshot 2026-06-18 191939

Familja e Mesit ka treguar shqetësim për mënyrën si janë përhapur lajmet. Sipas tyre vetëm familjarët kanë informacion të saktë të lidhur me gjendjen e Horges.

Njoftimi: “Familja Messi informon se Horge Mesi aktualisht po kalon një situatë shëndetësore.

Në këtë moment, ai është nën mbikëqyrje mjekësore, po rikuperohet dhe po përmirësohet në mënyrë të favorshme brenda gjendjes që po përjeton.

Në dritën e raporteve, thashethemeve dhe spekulimeve që kanë qarkulluar në orët e fundit, familja dëshiron të shprehë shqetësimin e saj të thellë për mungesën e ndjeshmërisë, respektit dhe diskrecionit me të cilin disa persona kanë trajtuar një çështje që është rreptësisht private familjare.

Familja gjithashtu dëshiron të sqarojë se vetëm të afërmit e tij më të ngushtë kanë informacion real dhe të saktë lidhur me gjendjen e Horges. Prandaj, çdo version, deklaratë apo informacion që nuk vjen drejtpërdrejt nga familja dhe kanalet e saj zyrtare nuk duhet të konsiderohet i vlefshëm apo i vërtetë.

Në momente të tilla, kërkojmë përgjegjësi, maturi dhe humanitet. Shëndeti i një personi dhe qetësia e atyre që e rrethojnë nuk duhet të jenë objekt spekulimesh apo interesi mediatik i papërgjegjshëm.

Ne i vlerësojmë sinqerisht shprehjet e dashurisë, respektit dhe shqetësimit që kemi marrë, dhe kërkojmë që privatësia, konfidencialiteti dhe intimiteti i Horges, si dhe i gjithë familjes së tij, të respektohen gjatë gjithë këtij procesi.

Çdo përditësim i rëndësishëm do të komunikohet në kohën e duhur nga familja dhe përmes kanaleve përkatëse. Faleminderit për mirëkuptimin”.

PANORAMASPORT.AL