Bastoni drejt Real Madridit, Interi kërkon shifrën e çmendur
Pas interesimit të Barcelonës disa muaj më parë, tani është Real Madridi që po ndjek nga afër Alesandro Bastonin. Gjatë kontakteve të fundit mes dy klubeve, të cilat u intensifi kuan pas transferimit të Denzel Dumfris në Madrid, emri i mbrojtësit italian është diskutuar sërish mes drejtuesve. Bastoni konsiderohet një nga shtyllat e projektit zikaltër dhe Interi nuk ka ndërmend të negociojë për më pak se 70 milionë euro.

Klubi milanez e vlerëson shumë mbrojtësin italian, por në rast të një oferte të rëndësishme mund të pranojë shitjen për të fi nancuar merkaton e verës.
Mourinho ka fjalën e fundit
Rikthimi i Zhoze Murinjos në stolin e Real Madridit mund të jetë vendimtar për operacionin. Trajneri portugez ende nuk ka dhënë miratimin përfundimtar, por do të jetë ai që do të vendosë nëse Bastoni do të jetë pjesë e projektit të ri madrilen. Pse e kërkon Reali? Bastoni vlerësohet për fl eksibilitetin taktik dhe përvojën ndërkombëtare, me mbi 60 paraqitje në kompeticionet europiane. Në Madrid besojnë se ai mund të përshtatet menjëherë dhe të forcojë repartin defensiv të skuadrës.
Çfarë fiton Interi?
Një shitje prej 70 milionë eurosh do të ndryshonte plotësisht planet e merkatos së Interit. Zikaltrit do të kishin mundësi të investonin në disa afrime të reja, me Oumar Solet që mbetet një nga objektivat kryesorë për mbrojtjen. Megjithatë, largimi i Bastonit do të detyronte klubin të kërkonte më shumë se një zëvendësues për të mbuluar boshllëkun që do të linte italiani. Për momentin gjithçka mbetet në fazën e interesimit, por aksi Milano-Madrid është nxehur sërish dhe e ardhmja e Bastonit mund të jetë një nga sagat më të mëdha të kësaj vere.
PANORAMASPORT.AL













