ZYRTARE/ Fitoi katër tituj kampion me Skënderbeun, ish-lojtari i Shqipërisë U-21 mbetet pa ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2026 | 19:58

ZYRTARE/ Fitoi katër tituj kampion me Skënderbeun, ish-lojtari i Shqipërisë U-21 mbetet pa ekip

Leonit Abazi e ka mbyllur me Gjilanin pas disa muajsh. Mbrojtësi 32-vjeçar del i lirë në merkaton e verës.

56944052a4b3122b315b9366db6432bb-768x432

Abazi e kalonte pjesën më të madhe të karrierës te Skënderbeu. Aty ku ishte edhe eksperienca e vetme në Shqipëri. Gjatë kohës me korçarët fitoi katër tituj kampion ndër të tjerë.

Njoftimi i Gjilanit: “Sport Club Gjilani e falënderon Leonit Abazin për kontributin e dhënë në fanellën kuq & bardh, duke i uruar sukses në vazhdim. Mbrojtësi i krahut nuk është më pjesë e jona, pasi me përfundimin e sezonit 2025/26 ka skaduar kontrata e tij me klubin.

Pas një periudhe bashkëpunimi, palët ndahen me respekt dhe mirënjohje të ndërsjellë për rrugëtimin e përbashkët, duke i uruar njëra-tjetrës suksese në vazhdim.

Abazi u bashkua me ekipin këtë edicion, teksa u paraqit në dy ndeshje zyrtare kampionale, atë ndaj Dukagjinit dhe Prishtinës së Re, në pjesën e dytë të kampionatit.

Sport Club Gjilani e falënderon Leonit Abazin për kontributin e dhënë me fanellën kuqebardh, për profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe i uron shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në vazhdimin e karrierës. Sport Club Gjilani. Zyra për Media”.

PANORAMSPORT.AL