ZYRTARE/ Vjen vendimi për Edison Ndrecën, e konfirmon edhe vetë klubi
Edison Ndreca është prej disa javësh një emër që qarkullon te shumë klube në Superiore. Mbrojtësi i majtë pritet të kthehet në Shqipëri dhe tashmë pengesa e fundit është hequr.

Klubi kazak i Jelimaj, të cilit iu bashkua gjatë merkatos së dimrit, ka bërë të ditur se palët kanë ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen dhe Ndreca cilësohet një futbollist i lirë.
“Faleminderit, Ndreca! Kontrata me mbrojtësin shqiptar Edison Ndreca u ndërpre para kohe me marrëveshje të ndërsjellë.
Edisoni luajti 175 minuta në fushën e gjelbër në ndeshje zyrtare për Jelimaj, duke mbrojtur nderin e ekipit tonë. Klubi i futbollit Jelimaj e falënderon Edisonin për punën e tij në klubin tonë dhe i uron suksese të mëdha, shëndet të mirë dhe arritje të reja në karrierën e tij të ardhshme!
Paç fat, Edison!”, shkruhej në njoftimin e klubit për mbrojtësin i cili ka qenë në kontakt me disa klube të Superiores gjatë javëve të fundit.
PANORAMASPORT.AL













