ZYRTARE/ Shehi ndryshon gjithçka te Prishtina, largohet nga stafi edhe ish-lojtari i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2026 | 20:56

ZYRTARE/ Shehi ndryshon gjithçka te Prishtina, largohet nga stafi edhe ish-lojtari i Partizanit

Emërimi i Orges Shehit te Prishtina po sjell ndryshime të shumta. Kryeqytetasit njoftuan së fundmi se Behar Malilqi dhe Erdin Hashani nuk do vazhdojnë të jenë pjesë e stafit.

Screenshot 2026-06-18 205520

Maliqi është i njohur në Shqipëri për kontributin te Partizani. Ishte sezoni 2013/14, pikërisht pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar, kur Maliqi bëhej pjesë e “demave”.

Njoftimi i Prishtinës: “FC Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me ndihmëstrajnerët Behar Maliqi dhe Erdin Hashani.

Behar Maliqi largohet nga klubi pas dy viteve të kaluara në shtabin teknik të bardhekaltërve, periudhë gjatë së cilës ishte pjesë e rëndësishme e punës së përditshme dhe e arritjeve të skuadrës.

Ndërkohë, Erdin Hashani përfundon angazhimin e tij me FC Prishtinën pas gjashtë muajsh si pjesë e shtabit teknik.

FC Prishtina i falënderon Maliqin dhe Hashanin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë, duke u uruar suksese në vazhdim të karrierës së tyre”.

PANORAMASPORT.AL