Teuta drejt firmës me 4 futbollistë, zhvendoset jashtë Shqipërisë për fazën përgatitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2026 | 20:45

Teuta drejt firmës me 4 futbollistë, zhvendoset jashtë Shqipërisë për fazën përgatitore

Teuta ka pasur disa largime deri tani. Në Durrës po punohet që të ndërtohet një ekip konkurrues.

TEUTAAA

Ndërkohë, drejtuesit po punojnë për afrime cilësore. Sipas burimeve pranë klubit, Teuta është në bisedime të avancuara me katër futbollistë që konsiderohen përforcime të rëndësishme për sezonin e ardhshëm.

Stërvitja – Faza përgatitore do të zhvillohet në Bansko të Bullgarisë, ndryshe nga vera e kaluar. Klubi ka zgjedhur këtë destinacion për kushtet optimale stërvitore dhe mundësinë e zhvillimit të miqësoreve cilësore.

Më 22 qershor skuadra nis përgatitjet në Durrës për rreth 12 ditë, ndërsa më 4 korrik do të transferohet në Bansko. Objektivi i drejtuesve është që pjesa më e madhe e merkatos të mbyllet para nisjes së grumbullimit në Bullgari, në mënyrë që trajneri të ketë në dispozicion një grup sa më të kompletuar për sezonin e ri.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL