Nojer zyrtarizon të ardhmen, vendos ta mbyllë përfundimisht me Gjermaninë: Një Kupë Bote e dytë do të ishte e veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2026 | 21:34

Nojer zyrtarizon të ardhmen, vendos ta mbyllë përfundimisht me Gjermaninë: Një Kupë Bote e dytë do të ishte e veçantë

Portieri i Gjermanisë, Manuel Nojer, ka konfirmuar zyrtarisht se do të largohet nga ekipi kombëtar gjerman në fund të Kupës së Botës 2026. Duke folur në një konferencë për shtyp, portieri legjendar konfirmoi vendimin e tij.

nojer

“Ky do të jetë turneu im i fundit me Gjermaninë. Nuk kam ndërmend të luaj në Kampionatin Europian pas dy vitesh. Dua vetëm të shijoj çdo ndeshje të vetme pa menduar për një lamtumirë ose ndeshjen time të fundit”, tha ai.

Nojer më pas përsëriti besimin që ka për një triumf të mundshëm dhe ndryshimin e brezave, duke shpjeguar se sheh Jonas Urbig si trashëgimtarin e tij.

“Unë besoj absolutisht se ekipi mund të fitojë, përndryshe nuk do të isha këtu. Fitimi i Kupës sime të dytë të Botës do të ishte i veçantë. Nëse nuk do të shihja një shans për të fituar, nuk do të isha ulur këtu sot. Jonas? Ai është në rrugën e duhur, por unë i respektoj të gjithë portierët tanë.

Bauman? Folëm gjatë për situatën në grumbullim. I diskutuam gjërat ballë për ballë. Oli bëri një punë të jashtëzakonshme; kemi katër portierë të klasit të parë”, tha Nojer.

PANORAMASPORT.AL