VIDEO/ Pesë gola dhe një i kuq në 23 minutat e fundit elektrizuese, Zvicra ia del përballë ballkanasve me Xhakën golashënues
Zvicra ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Bosnjë Hercegovinës sot teksa ka mundur ballkanasit me shifrat 4-1 për të siguruar përkohësisht kreun e grupit.

Pjesa e parë mes dy skuadrave europiane ishte e barabartë me pak raste për shënim e me shumë luftë mes tyre. Në të dytën, duke parë se nuk po arrinte të çante mbrojtjen e ngjeshur të Bosnjës, Jakin gjeti zëvendësimin e duhur duke hedhur në fushë Manzambi në minutën e 70 dhe pak minuta më vonë ishte pikërisht ai që i dha avantazhin ekipit.
Kartoni i kuq i Muharemoviç ia bëri më të thjeshtë punën helvetëve të cilët dyfishuan me Vargas dhe thelluan avantazhin përsëri me Manzambi. Mahmiç shkurtoi diferencën në shtesë, por në fund kishte lavdi edhe për Xhakën, i cili shënoi me penallti golin që vulosi suksesin 4-1.
ZVICËR-BOSNJË HERCEGOVINË 4-1
74′, 90′ Manzambi, 84′ Vargas, 90’+7′ (p) Xhaka / 90’+3′ Mahmiç
Goli i Manzambi (VIDEO)
Kartoni i kuq i Muharemoviç (VIDEO)
Goli i Vargas (VIDEO)
Goli i dytë i Manzambi (VIDEO)
Goli i Mahmiç (VIDEO)
Penalltia e fituar nga Zvicra (VIDEO)
Goli i shënuar nga Xhaka (VIDEO)

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE
FORMACIONET ZYRTARE
ZVICRA: Kobel; Vidmer, Elvedi, Akanzhi, Rodriguez; Aebisher, Xhaka, Frojler; Ndoj, Embolo, Rider.
Trajner: Murat Jakin
BOSNJË HERZEGOVINA: Vasilj; Dediç, Katiç, Muharemoviç, Kolashinac; Sunjiç, Memiç, Tahiroviç, Alajbegoviç; Demiroviç, Xheko.
Trajner: Sergej Barbarez
PANORAMASPORT.AL













