Hulian Alvarez ishte vetëm për shfaqje, Reali bën gati ofertën monstruoze për Majkëll Olize

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2026 | 22:47

Hulian Alvarez ishte vetëm për shfaqje, Reali bën gati ofertën monstruoze për Majkëll Olize

Real Madridi ka piketuar Majkëll Olize dhe do të provojë me çdo kusht që të transferojë sulmuesin francez të Bajern Mynih. E përditshmja spanjolle “Marca” bën të ditur se ai është ylli i vërtetë që kërkon Florentino Perez që në fillim dhe jo Hulian Alvarez.

olize

Gazeta spanjolle bën të ditur se oferta që ka përmendur Florentino Perez prej 150 milionë eurosh për argjentinasin, ishte thjesht për shfaqje, që të pengonte nisjen e negociatave të Barcelonës për sulmuesin në fjalë. Por në të vërtetë, Reali nuk e kishte në planet e tij dhe se emri që po ndjek është ai i Olize.

Shifra që Reali ka gati për të shpenzuar për të është marramendëse, plot 220 milionë euro. Me këtë shifër madrilenët mendojnë se mund të bindin Bajernin, i cili nëpërmjet presidentit Herbert Hainer pak kohë më parë kishte deklaruar se Olize ishte i pashitshëm.

PANORAMASPORT.AL