VIDEO/ Gol mes polemikash, shihni gjestin e Granit Xhakës pasi tundi rrjetën drejtuar kritikëve që e quajtën “toksik” në Zvicër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2026 | 23:33

VIDEO/ Gol mes polemikash, shihni gjestin e Granit Xhakës pasi tundi rrjetën drejtuar kritikëve që e quajtën “toksik” në Zvicër

Mediat në Zvicër nuk ngurruan ta cilësonin situatë “toksike” atë të Granit Xhakës dhe mesfushori iu përgjigj të gjitha polemikave në mënyrën e tij.

bandicam 2026-06-18 22-56-35-260

Kapiteni i Zvicrës ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës në fitoren ndaj Bosnjë Hercegovinës dhe në fund e vulosi rezultatin 4-1 duke shënuar me penallti.

Por ndryshe nga herët e tjera, festimi nuk ishte me entuziazmin e zakonshëm të një goli në Botëror, por dukej qartë që e kishte më ata që e kishin kritikuar. Ai çoi dorën lart duke bërë shenjën e të folurit, si për të treguar se të gjithë mund të vazhdonin të flisnin kot për të.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL