VIDEO/ Sulmuesit të Spanjës i ndodh e pazakonta, rojet e sigurisë nuk e njohin dhe e lënë jashtë hotelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 10:35

VIDEO/ Sulmuesit të Spanjës i ndodh e pazakonta, rojet e sigurisë nuk e njohin dhe e lënë jashtë hotelit

Sulmuesit të Spanjës, Borja Iglesias i ka ndodhur e pazakonta. Pasi tentoi të kthehej në hotelin që po qëndronte kombëtarja e tij, rojet e sigurisë nuk e njohën dhe se lejuan të futej brenda.SFDDStafi i sigurisë i kërkoi akreditim dhe prova 33-vjeçarit se ishte pjesë e delegacionit spanjoll.

“Unë jam lojtar i ekipit kombëtar të Spanjës. Duhet të futem në hotel”, u tha Iglesias punonjësve të sigurisë në anglisht.

Sipas raportimeve, tifozët dhe gazetarët e pranishëm u përpoqën t’i bindnin punonjësit se bëhej fjalë vërtet për një futbollist të kombëtares spanjolle, por situata u zgjidh vetëm pasi Iglesias kontaktoi me telefon një anëtar të delegacionit të Spanjës. Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale.

Në fund, sulmuesi i Selta Vigos arriti të hynte në hotelin ku është akomoduar kombëtarja spanjolle në Chattanooga, Tennessee.

PANORAMASPORT.AL