VIDEO/ Dëmtim horror i futbollistit të Kanadasë në Kupën e Botës, 24-vjeçari del me oksigjen nga fusha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 9:26

VIDEO/ Dëmtim horror i futbollistit të Kanadasë në Kupën e Botës, 24-vjeçari del me oksigjen nga fusha

Mesfushori i Kanadasë, Ismael Kone pësoi një dëmtim horror mbrëmë gjatë ndeshjes kundër Katarit në Botëror. 

kone

24-vjeçari ka pësuar frakturë në tibie dhe fibulë pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Asim Madibo në minutën e 51-të të takimit dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Kone u rrëzua duke ndjerë dhimbje të madhe menjëherë pas kontaktit, ndërsa Madibo u përjashtua direkt me karton të kuq.

Situata solli tension mes lojtarëve të të dyja skuadrave, teksa stafi mjekësor ndërhyri me urgjencë dhe lojtarët kanadezë formuan një rreth mbrojtës rreth tij gjatë trajtimit në fushë.

PANORAMASPORT.AL