Postuar: Qershor 19, 2026 | 14:18
ZYRTARE/ Më parë ishte opsion për Partizanin, sulmuesi shqiptar lë Italinë dhe gjen ekip në elitë
Ismet Sinani ishte opsion për Partizanin në merkaton e verës së kaluar. 27-vjeçari e ka mbyllur me Bra në Serinë C, ndërsa dje është prezantuar tek ekipi i ri.

Bëhet fjalë për UTA Arad që luan në Rumani. Për sulmuesin shqiptar është hera e parë që do luajë në elitë.
Ish-sulmuesi që la Shqipërinë për Kosovën, por nuk luajti me Kosovën U-21, e ka eksperiencën e parë jashtë Italisë. Dikur u grumbullua edhe me ekipin e parë të Milanit, por pa regjistruar minuta.
PANORAMASPORT.AL













