EKSKLUZIVE/ Tjetër largim nga Partizani, trajneri vendos për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 11:45

EKSKLUZIVE/ Tjetër largim nga Partizani, trajneri vendos për të ardhmen

Partizani B dhe Ergys Luga kanë ndarë përfundimisht rrugët. “Panorama Sport” mëson se sot u mbyll me marrëveshje bashkëpunimi mes palëve.

WhatsApp Image 2026-06-19 at 11.39.32

Luga u afrua në dhjetor te familja e kuqe për të marrë vendin e Oltijon Kërnajës. Ekipi shkoi deri në gjysmëfinalen e “play off”. Më pas ishte Bylis B që triumfoi në ndeshjen me eliminim direkt.

E ardhmja e trajnerit 37-vjeçar pritet të jetë në Kategorinë e Parë. Kujtojmë se më parë Luga ka drejtuar edhe Erzenin pikërisht aty.

Partizani B ndërkohë nuk do të nxitohet për trajnerin e ri. Kujtojmë se të kuqtë bëjnë pjesë në Kategorinë e Dytë.

PANORAMASPORT.AL