Postuar: Qershor 19, 2026 | 15:01
Nuk ka ndodhur më parë, Elbasani merr vendimin drastik para Europës
Elbasani njoftoi dje se faza përgatitore do të zhvillohet në Zlatibor të Serbisë. Reagimet në komente ishin të shumta kundër këtij vendimi.

Ndodh për herë të parë që verdheblutë detyrohen të fshijnë postimin në rrjetin social “Facebook”. Sa i përket “Instagramit”, postimi nuk është fshirë.
Elbasani ka vendosur të bllokojë komentet aty. Po ashtu ka redaktuar përshkrimin, duke fshirë fjalën “Serbi”.
Në prag për ekipin e Gvozdenoviç është Europa. Elbasani do të përballet me Bate Borisov që po kalon një moment shumë të vështirë.

Elbasani i Gvozdenoviç zhvendoset në Serbi, publikohet axhenda e sfidave para Europës
PANORAMASPORT.AL













