Rinovon kontratën, Shehi: Vora do jetë surpriza më e bukur e Superiores
Te Vora ditët e pushimeve të lojtarëve po shkojnë drejt fundit, ndërsa futbollistët kanë nisur tashmë stërvitjet individuale, duke përfshirë vrapimet dhe punën në palestër për të forcuar elasticitetin e trupit dhe përgatitjen muskulore. Në këtë fazë, skuadra po fokusohet te rikthimi gradual në formë para nisjes së sezonit të ri.
Rinovimi i kontratës
Qendërmbrojtësi vorak Dajan Shehi, pas rinovimit të kontratës edhe për një sezon me Vorën, po vijon stërvitjet individuale pavarësisht se skuadra është ende në periudhë pushimi. Bashkëpunimi i tij me klubin ka nisur 24 muaj më parë, kur më 8 korrik 2024 ai mbërriti nga kampionati i Superligës kosovare te Vora e Kategorisë së Parë, duke kontribuar në ngjitjen e skuadrës në elitë dhe duke vijuar tashmë sezonin e tij të dytë në Superiore. Klubi vorak ka vlerësuar vazhdimisht kontributin e tij, duke e konsideruar një nga elementët më të rëndësishëm të repartit difensiv dhe duke konfi rmuar besimin e plotë për vazhdimin e projektit të përbashkët. Sezoni i kaluar dhe objektivat Këto ditë Shehi po i kalon pushimet pranë familjes, por njëkohësisht stërvitet individualisht për të ruajtur formën dhe për të qenë gati për sezonin e ri.
Për “Panorama Sport”, ai është shprehur se Vora ka një grup solid dhe mund të jetë surprizë në Superiore, duke theksuar se kampionati i ri do të jetë më i fortë me skuadra si Skënderbeu dhe Laçi. Ai kujton sezonin e kaluar ku zhvilloi 30 ndeshje dhe shënoi një gol vendimtar në barazimin 2-2 ndaj Dinamos, që siguroi mbijetesën e Vorës, duke e vlerësuar atë si një eksperiencë shumë të rëndësishme në karrierën e tij. Sipas tij, ruajtja e boshtit të skuadrës dhe afrimet e reja do ta ndihmojnë Vorën të jetë më konkurruese, ndërsa thekson edhe potencialin e lojtarëve të rinj. Në fund, ai shprehet me bindje se Vora mund të jetë një nga surprizat e sezonit të ri në elitën e futbollit shqiptar. Kujtojmë se te Vora kanë rinovuar pesë lojtarë dhe është konfi rmuar edhe një afrim i ri në mbrojtje.
Abdulla Dushku-PANORAMASPORT.AL













