ZYRTARE/ Nga Superiorja te Sherif Tirapol, konfirmohet shitja e mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 15:46

ZYRTARE/ Nga Superiorja te Sherif Tirapol, konfirmohet shitja e mesfushorit

Bylisi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se Arli Përgjoni është transferuar te Sherif Tiraspoli. Mesfushori 23-vjeçar do e ketë eksperiencën e parë jashtë Shqipërisë.

Screenshot 2026-06-19 154458

Njoftimi i Bylisit: “Bylisi transferon Arli Përgjonin te Sherif Tiraspol/ FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e një prej lojtarëve tanë më të spikatur, mesfushorit Arli Përgjoni, te klubi i njohur moldav, Sherif Tiraspol.

Përgjoni spikati në dy sezonet e fundit në klubin tonë, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar. FK Bylis i uron suksese 23-vjeçarit Përgjoni në vazhdimin e karrierës me ekipin e ri”.

PANORAMASPORT.AL