Postuar: Qershor 19, 2026 | 21:46
LIVE SHBA-AUSTRALI/ Shpërthen sërish festa, VAR-i i vjen në ndihmë kombëtares së Poçetinos (VIDEO)
SHBA dhe Australia janë duke u përballur sot prej orës 21:00. Ky takim vlen për raundin e dytë në Grupin D.

Të dyja përfaqësueset shkojnë në këtë takim pas fitoreve në raundin e parë. SHBA mposhti Paraguajn, ndërsa Australia fitoi ndaj Turqisë.
Sfida mes tyre ka rëndësi, pasi njëra mund të sigurojë menjëherë kualifikimin si vend i parë. Formacionet zyrtare ndërkohë janë publikuar, teksa bie në sy mungesa e Pulisiç i cili është i dëmtuar.
LIVE SHBA – AUSTRALI 2-0
Burges 11 ‘ (autogol), Friman 45’
GOLI I FRIMAN: VIDEO
AUTOGOLI I BURGES: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
SHBA – AUSTRALI

PANORAMASPORT.AL













