FIFA nuk e pranon, tifozë pa biletë në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 20:33

FIFA nuk e pranon, tifozë pa biletë në Botëror

Sipas shtypit anglez, disa tifozë britanikë pa bileta arritën të hynin në stadium për ndeshjen Angli-Kroaci. FIFA e minimizoi situatën, por sipas disa dëshmitarëve, disa tifozë pa bileta arritën të hynin në stadium pavarësisht masave të sigurisë. Snajperët ishin të pranishëm brenda stadiumit, pa llogaritur “stafin e trajnuar shumë mirë dhe burime të specializuara”.

Screenshot 2026-06-19 203332

Por ja që duket se ndodhi. “Dhe ishte qesharake”, tha një tifoz për ‘Daily Mail’. “Kishte boshllëqe të mëdha në të dyja anët e kurbave dhe njerëzit kalonin lehtësisht. Kishte vullnetarë, kryesisht zonja të moshuara, të cilat nuk ndaluan askënd. E skanova biletën time sepse kisha një, por askush nuk më kontrolloi. Shumë kaluan pa problem, ndërsa të tjerë u ngjitën me ngut. Kishte hapësira të mëdha bosh.”

Një tjetër rrëfim në “The Times”: “Kontrollet e sigurisë nuk ishin shumë të mira. Ata donin që njerëzit të tregonin biletat e tyre, por shumë nuk e bënë. Disa zona ishte mjaft të lehta për t’u anashkaluar. Disa arritën të hynin pa probleme”. Ndërsa sipas FIFA-s, nuk ka asnjë indikacion “se ndonjë tifoz ka hyrë në stadium pa një biletë të vlefshme për ndeshjen në fjalë”.

PANORAMASPORT.AL