Miqësorja e parë, Dinamo planifikon përballjen me skuadrën që do të garojë në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 20:50

Miqësorja e parë, Dinamo planifikon përballjen me skuadrën që do të garojë në Ligën e Konferencës

Shorti i Ligës së Konferencës, e vendosi Dinamon e Ilir Dajës, përballë skuadrës së Astanës, ndërkohë që blutë janë zhvendosur në Ohër, aty ku po zhvillohet faza përgatitore, në prag të aventurës Europiane.

stadion_atina_bojadzhi09

Ditën e martë në orën 17:00, Dinamo ka planifikuar një test miqësor ndaj Sileks, përballje kjo që do të zhvillohet në stadiumin e Ohrid.

Kujtojmë që edhe Sileks do të marrë pjesë në Ligë ne Konferencës, si fituese e Kupës së Maqedonisë së Veriut, teksa shorti i vendosi përballë bjellorusëve të Dinamo Minsk.

E MARTË 23 QERSHOR 2026

SILEKS – DINAMO ORA 17:00 (Stadiumi: “Biljanini Izvori”)

PANORAMASPORT.AL