Postuar: Qershor 19, 2026 | 18:06
Ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe Partizanit bëhet “okazion” për Superioren, Eraldo Çinari publikon vendimin për të ardhmen
Eraldo Çinari ka publikuar një video falenderimi përmes rrjeteve sociale. Pas një sezoni me Al-Jabalain në kategorinë e dytë të futbollit arab, vendosi të mbyllë bashkëpunimin.

29-vjeçari u largua me kujtimin e 7 golave dhe 5 asistimeve në total, ndërsa luajti 35 ndeshje. Çinari prej kohësh nuk luan në futbollin shqiptar.
Për herë të fundit ishte pjesë e Partizanit në vitin 2021. Më pas vazhdoi karriera me ekipe si Samsunspor, Shkëndija, NOAH dhe së fundmi klubi arab.
I lindur në Shkodër, pikërisht me Vllazninë luajti për herë të parë si profesionist. Ofertat nuk kanë munguar gjatë kësaj kohe për rikthimin në Shqipëri.
PANORAMASPORT.AL













