E KRYER/ Te Tirana e mbylli si i padëshiruar, mbrojtësi transferohet në Skoci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 17:42

E KRYER/ Te Tirana e mbylli si i padëshiruar, mbrojtësi transferohet në Skoci

Besir Iseni u largua si i padëshiruar te Tirana në verën e vitit 2023. Dhe pse kishte firmosur kontratë 3-vjeçare, qëndroi vetëm një vit me bardheblutë.

Screenshot 2026-06-19 174125

Largimi nga Tirana ishte vendimi i duhur, pasi për tre sezone u kthye në lider te Dukagjini. Tashmë si lojtar i lirë është arritur akordi për një transferim të rëndësishëm.

26-vjeçari do e vazhdojë karrierën te Livingston. Këto të fundit ranë nga kategoria në Skoci, pasi ishin pjesë e elitës në edicionin që u mbyll në maj.

Iseni regjistron po ashtu paraqitje me moshat e Maqedonisë së Veriut. Te Tirana luajti 15 ndeshje me ekipin e parë.

PANORAMASPORT.AL