Trajnerët e së ardhmes, dy ish-futbollistët e Kombëtares shfaqen në ambientet e FSHF
Dy ish-fubollistë të Kombëtares janë tashmë të pajisur si trajnerë me UEFA A. Bëhet fjalë për Taulant Xhakën dhe Alban Mehën.

Si Xhaka edhe Meha postuan në rrjetet sociale. Mesazhet ishin falënderuese pasi morën diplomën UEFA A.
Xhaka shkruan: “Një falënderim i veçantë shkon për profesorët e mi Alban Tafaj, Sulejman Starova dhe Ardi Behari, për mbështetjen, profesionalizmin dhe njohuritë e vlefshme që na kanë përcjellë gjatë këtij rrugëtimi.
Falënderoj gjithashtu Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për organizimin e shkëlqyer dhe mundësinë që na dha për t’u zhvilluar në nivelin më të lartë.
Jam krenar për këtë arritje dhe i motivuar të vazhdoj të jap maksimumin tim në futboll”.
Meha ndërkohë shkruan: “Një tjetër moment i rëndësishëm në rrugëtimin tim profesional është arritur. Kam përfunduar me sukses licencën UEFA A.
Një falënderim i veçantë për profesorët e mi, Alban Tafaj, Sulejman Starova dhe Ardi Behari, për mbështetjen dhe njohuritë e tyre të vyera. Falënderoj gjithashtu Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) për organizimin profesional të këtij programi formimi.
Mezi pres sfidat e radhës dhe mundësinë për të vënë në praktikë në fushë gjithçka që kam mësuar”.

PANORAMASPORT.AL













