ZYRTARE/ E papritur nga Flamurtari, Diavara lë Vlorën për të luajtur në Europë me nënkampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 19:53

ZYRTARE/ E papritur nga Flamurtari, Diavara lë Vlorën për të luajtur në Europë me nënkampionët

Bangali Diavara është transferuar nga Flamurtari te Koper në Slloveni. Mesfushori i Bregut të Fildishtë kishte kontratë deri në vitin 2027, por ka vendosur ta vazhdojë përfundimisht karrierën në Slloveni.

Screenshot 2026-06-19 195034

Koper u shpall nënkampion dhe do luajë në kualifikueset e Europës. Më saktë e nis aventurën në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kontrata e firmosur nga Diavara është 2-vjeçare. Prezantimi u bë pikërisht sot.

Koper do të përballet me fituesin e çiftit NSI Runavik-Hamrun Spartans. 23-vjeçari Diavara konsiderohet si përforcim i rëndësishëm për mesfushën në të ardhmen.

Screenshot 2026-06-19 195701

PANORAMASPORT.AL