VIDEO/ Argjentina u trondit nga lajmi i rremë për vdekjen e babait të Mesit, reagon prezantuesja që u turpërua
Argjentina mposhti Algjerinë me rezultatin 3-0 në ndeshjen e parë të Botërorit. Golat u shënuan nga Leo Mesi, ndërsa sulmuesi i Inter Majemit shpërtheu në lot pas realizimit të golit të parë.

Më vonë u mësua se lotët erdhën për shkak se babai i tij po lufton me një sëmundje të rëndë. Gjatë orëve të fundit u trondit bota televizive në Argjentinë, pasi prezantuesja Florencia Pena dha në mënyrë të gabuar dhe drejtpërdrejt lajmin se babai e Leos, Horge Mesi, ka ndërruar jetë.
Sot Pena që prezantonte “El Show del Verano” në Luzu TV ka njoftuar dorëheqjen. “Ndihem e turpëruar që kam kontribuar në përhapjen e kësaj dhimbjeje”, u shpreh ish-prezantuesja.
Lajmi i rremë pati pasoja ngado. Presidenti argjentinas, Havier Milei, po ashtu kritikoi përhapjen e informacionit të pasakt.
Publikimi i lajmit të rremë: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













