ZYRTARE/ Ishte me fat për ftesën nga Silvinjo, sulmuesi i Kombëtares ndryshon ekip për 150 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 18:22

ZYRTARE/ Ishte me fat për ftesën nga Silvinjo, sulmuesi i Kombëtares ndryshon ekip për 150 mijë euro

Olimpija Lubjana ka huazuaar Marvin Çunin nga Rubin Kazan. Ky afrim i ka kushtuar sllovenëve 150 mijë euro, ndërsa është opsioni për ta zgjatur kontratën edhe një vit.

Screenshot 2026-06-19 182123

24-vjeçari debutonte me Silvinjon në krye, pikërisht në tetorin e vitit 2023 përballë Bullgarisë. Ishte një ndryshim në listë, për këtë edhe Çuni ishte me fat që u ftua. Për herë të fundit ishte po ashtu i huazuar, pikërisht te Bari në Serinë B.

Njoftimi i Olimpijas: Përforcimi i tretë i Dragojve në merkaton e verës është sulmuesi Marvin Çuni! Gjermani me origjinë shqiptare do t’i ndihmojë bardhejeshilëve në sezonin e ardhshëm si futbollist i huazuar nga Rubin Kazan, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër.

24-vjeçari Çuni e nisi rrugëtimin e tij futbollistik në qytetin e lindjes, Freising, ndërsa në moshën 11-vjeçare u transferua në akademinë e njohur të Bajern Mynih, ku kaloi gjithsej tetë vite. Më pas, në Gjermani, ai fitoi përvojë në futbollin e të rriturve me SG Sonenhof Grobaspash, SC Paderborn dhe FC Sarbruken. Më pas u transferua në Itali, ku fillimisht luajti për Frozinonen. Prej andej u ble nga klubi rus i elitës Rubin Kazan, ndërsa ndërkohë luajti si i huazuar edhe për Sampdorian dhe së fundmi për Barin. Në Serie B ai regjistroi 33 paraqitje, ndërsa më herët kishte luajtur 22 herë edhe në elitën e Serie A. Destinacioni i tij i radhës është tani NK Olimpija Ljubljana, ku do të mbajë fanellën me numrin 17.

‘Jam i lumtur që jam këtu, tani që i gjithë dokumentacioni është përfunduar. Ka ardhur koha të përqendrohem plotësisht te futbolli. Pres me padurim të njoh bashkëlojtarët dhe trajnerët. Olimpija është një klub i madh me mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët dhe me ambicie të larta. Bisedimet me drejtorin sportiv, të cilin e njoh prej më parë, kanë shkuar shumë mirë, ndaj e falënderoj klubin për besimin. Besoj se Sllovenia është mjedisi i duhur për mua dhe për zhvillimin tim të mëtejshëm. Jam shumë i lumtur për këtë mundësi dhe do të jap maksimumin për ta ndihmuar klubin të arrijë objektivat e tij’.

Pas kalimit me sukses të testeve mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës, trajneri i ri i dragojve, Miso Brecko, do të llogarisë për herë të parë Marvinin në stërvitje. Marvin, mirë se erdhe në Lubjanë!”

PANORAMASPORT.AL