Lula bën shaka me Mesin: Po mendoja ta transferoja te Brazili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 21:21

Lula bën shaka me Mesin: Po mendoja ta transferoja te Brazili

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, bëri shaka të mërkurën duke thënë se do të dëshironte të transferonte Lionel Mesin te kombëtarja braziliane, pasi u pyet për paraqitjen e ekipit të tij në Kupën e Botës. Pesë herë kampionët e botës e nisën turneun me një barazim 1-1 ndaj Marokut, një ndeshje që nxori në pah disa nga dobësitë e skuadrës.

MESI

Ndërkohë, rivalët e përjetshëm të Brazilit, Argjentina, patën një debutim shumë më të suksesshëm, me Mesin që realizoi tre gola në fi toren ndaj Algjerisë të martën. “Po mendoja të firmosja me Mesin që të luante për Brazilin”, tha Lula duke qeshur, kur gazetarët e pyetën për ecurinë e kombëtares braziliane në Botëror. Megjithatë, presidenti brazilian theksoi se barazimi me Marokun nuk duhet parë si një problem i madh, pasi sipas tij ishte kundërshtari më i fortë i grupit.

“Thonë se sa herë Brazili vihet shumë në dyshim, fi ton Kupën e Botës… do të shohim”, shtoi ai. Brazili do të përballet me Haitin të shtunën dhe vëmendja është përqendruar te Nejmar. “A ju kam munguar?”, u tha Nejmar me humor gazetarëve, ndërsa iu bashkua skuadrës në fushë për një stërvitje të lehtë. Megjithatë ai nuk do jetë në sfi dën kundër skuadrës afrikane dhe është në dyshim edhe për Skocinë që do të mbyllë njëkohësisht edhe ndeshjet e grupit.

PANORAMASPORT.AL