Milot Rashica drejt largimit nga Beshiktashi, pranë akordit me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 22:19

Milot Rashica drejt largimit nga Beshiktashi, pranë akordit me skuadrën e…

E ardhmja e Milot Rashicës te Beshiktasi duket gjithnjë e më larg, me sulmuesin e Kosovës që pritet të largohet nga gjiganti turk gjatë merkatos së verës.

RASHICA

Sipas raportimeve të mediave lokale, Kocaelispor ka shfaqur interes konkret për transferimin e Rashicës.

“Çagdas” raporton se drejtuesit e Kocaelisporit kanë zhvilluar së fundmi një takim me menaxherin e Rashicës, ku janë diskutuar detajet e mundshme të transferimit. Besiktasi thuhet se kërkon rreth 2 milionë euro për kartonin e futbollistit.

PANORAMASPORT.AL