Situata te Brazili/ Nejmar, ende i padisponueshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 22:08

Situata te Brazili/ Nejmar, ende i padisponueshëm

Nejmar është jashtë ndeshjes së dytë të kombëtares braziliane në Kupën e Botës, kundër Haitit të shtunën në orën 03.00 (ora uropiane). Mungesa u komunikua zyrtarisht nga CBF, duke shtuar se lojtari nuk do të udhëtojë as në Filadelfia, për ndeshjen e rradhës.

nejmar

“Ai do të qëndrojë në Nju Xhersi për të optimizuar fazën përfundimtare të procesit të tij të rikuperimit, duke përdorur strukturat e shkëlqyera të hotelit “The Ridge” dhe “Columbia Park CT”, shpjegoi entiteti. Është një ndryshim në atë që ishte planifi kimi fi llestar i stafi t trajner të udhëhequr nga Karlo Ançeloti, i cili mbështetej në Nejmar që vazhdonte të fi tonte minuta në stërvitje me një sy në kthimin e tij. Sulmuesi brazilian pati një paraqitje të parë dhe të shpejtë në fushë të martën e kaluar (16) dhe mori pjesë në ngrohjen me grupin të mërkurën.

Ai vazhdon të punojë me kontrollin e ngarkesës në raport me të tjerët. Jashtë kundër Haitit, pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Skocisë, është ende e panjohur. Përgjigja ndaj seancave të para stërvitore teknike dhe taktike do të përcaktojë nëse ai mund të fi tojë minuta në fushë apo nëse do të ruhet për fazën eliminatore. Ky është plani, të paktën fillestar i një komisioni që merret me riaftësimin e Nejmarit.

PANORAMASPORT.AL