“Një superyll global”, Niko Uilliams: Jamal është një lojtar fenomenal
Të imagjinosh Niko Uilliams pa një buzëqeshje në fytyrë nuk është e lehtë. Pubalgjia që ka vuajtur gjatë këtij sezoni ka arritur ta bëjë këtë, deri në atë pikë sa ta çojë në lot, në dëshpërim. Fytyra e tij errësohet kur kujton se sa keq ka qenë, por vështrimi i tij rifi ton dritën kur thotë se pubalgjia është pjesë e së kaluarës së tij dhe se ai ka mësuar shumë nga ajo që ka vuajtur.

Niko thotë se ndihet mirë, gati për çdo gjë që Luis de la Fuente dëshiron. Ai supozon se i mungon eksperienca, por ngre dorën për të shtuar dhe rikthyer në kombëtare atë statusin e favoritit të ulur pas fi llimit ndaj Kepit të Gjelbër.
Si është Niko Uilliams?
Shumë mirë. Unë me të vërtetë po pres me padurim, jam mirënjohës që jam këtu dhe jam shumë i lumtur që vazhdoj të stërvitem dhe të kthehem në formë.
Jeni gati të luani?
Kjo i takon trajnerit të vendosë. Nëse më jepni mundësinë, unë e mirëpres atë. Unë gjithmonë do të jem i përgatitur dhe jam shumë i lumtur që jam këtu.
Si duket grupi?
Askush nuk dëshiron rrijë kot, ne duam të fi tojmë. Ne jemi një grup shumë ambicioz dhe ka shumë pritshmëri ndaj nesh. Ne jemi të inkurajuar dhe e dimë se kjo është shumë e gjatë. Çdo gjë mund të ndodhë në një Kupë Bote. Jemi të bindur se, nëse i bëjmë gjërat mirë dhe transferojmë këtu lojën që treguam në Kampionatin Europian, mund të arrijmë gjëra të mëdha. Skuadra është shumë e qetë.
Kush është babai, nëna dhe vëllai i vogël në skuadër?
Babai do të ishte Rodri. Ai është gjithmonë aty, është më serioz dhe ai luan atë rol. Si vëllezërit e vegjël, do të thosha Gavi, Jeremi Pino ose Lamine. Dhe nëna do të ishte Mikel Ojarzabal. Kur duhet të jetë kërkues ai është, por ai gjithashtu di të japë dashuri kur është e nevojshme.
Shumë kritika pas ndeshjes së parë?
Ne e dimë se ky është futboll dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe të demonstrojmë. Kupa e Botës është shumë e gjatë dhe ne duam të jemi kampionë. Ne i kuptojmë kritikat, por duhet të vazhdojmë të punojmë, t’u besojmë të gjithë lojtarëve dhe të ecim përpara.
Si e patë trajnerin, i cili gjithashtu ka marrë kritika?
Nuk jam shumë i vëmendshëm për atë që thuhet jashtë, por brenda të gjithë i besojmë plotësisht Luisit. Me gjithçka që ka bërë për këtë kombëtare, ai ka shumë pak për të provuar. Ai fi toi Ligën e Kombeve, Kampionatin Europian. Njerëzit do të fl asin gjithmonë, por ne kemi besim absolut tek ai.
Mesi, Haland, Mbape, Kejn, apo Jamal?
Lamine është një lojtar i jashtëzakonshëm, një superyll global. Ai ka gjithçka për të qenë më i miri, nëse nuk është tashmë. Shpresoj që ai të vazhdojë të marrë ritmin dhe lojërat sepse do të shohim versionin e tij më të mirë. Ai është gati të luajë nga minuta e parë.
PANORAMASPORT.AL













