VIDEO/ “Ligjin” e bëjnë kombëtaret pritëse të Botërorit! SHBA-ja mposht Australinë dhe “vulos” kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 23:10

VIDEO/ “Ligjin” e bëjnë kombëtaret pritëse të Botërorit! SHBA-ja mposht Australinë dhe “vulos” kualifikimin

Pas Meksikës, SHBA-ja është kombëtarja e dytë pritëse e Botërorit që ka siguruar zyrtarisht kualifikimin për në raundin pasardhës.

shba

Skuadra e drejtuar nga Poçetino, mposhti me rezultatin 2 me 0 Australinë, duke e kthyer në festë këtë duel.

Në minutën e 11-të, autogoli i Burges i dhuroi avantazhin amerikanëve, teksa Friman në minutën e 43-të shënoi për 2 me 0. Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, teksa u regjistruan plot 7 kartonë të verdhë në total.

Në duelin e fundit të grupeve, SHBA do të përballet me Turqinë, ndërsa Australia me Paraguain.

FT SHBA – AUSTRALI 2-0

Burges 11 ‘ (autogol), Friman 45’

GOLI I FRIMAN: VIDEO 

AUTOGOLI I BURGES: VIDEO 

WhatsApp Image 2026-06-19 at 23.06.33

STATISTIKAT SIPAS “SOFA SCORE” 

FORMACIONET ZYRTARE

SHBA – AUSTRALI

Screenshot 2026-06-19 200342

PANORAMASPORT.AL