ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Dinamo rinovon me titullarin e rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2026 | 21:58

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Dinamo rinovon me titullarin e rëndësishëm

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Aldo Teqja do të vazhdojë të mbrojë sërish portën dinamovite. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi bën me dije se gardiani kryeqytetas ka rinovuar edhe për 2 vite.

teqja

Gardiani ishte një nga elementët më të rëndësishëm të Dinamos gjatë sezonit të fundit, duke dhënë siguri në portë dhe duke qenë një nga lojtarët më konstantë të skuadrës.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:

Vazhdojmë bashkë
Aldo Teqja do të mbrojë sërish portën dinamovite, pasi ka rinovuar kontratën me klubin tonë edhe për dy vitet e ardhshme.
Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi kanë vlerësuar paraqitjet dhe impenjimin e portierit, ndaj dhe kanë vendosur t’i besojnë atij, duke e vazhduar bashkëpunimin për më tej.
Besojmë fort se Aldo, me eksperiencën që ka, do ta ndihmojë skuadrën dinamovite si në sfidat e afërta europiane, ashtu edhe gjatë sezonit të ardhshëm.