EKSKLUZIVE/ Dinamo vazhdon me firmat, blindon me kontratë një tjetër element kyç të formacionit të bluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2026 | 10:00

EKSKLUZIVE/ Dinamo vazhdon me firmat, blindon me kontratë një tjetër element kyç të formacionit të bluve

Pas disa ditëve pushim pas përfundimit të sezonit, Dinamo pritet të nisë shumë shpejt përgatitjet për aventurën europiane.

dinamo

Fituesja e Kupës së Shqipërisë për të dytin vit radhazi do të marrë pjesë në Ligën e Konferencës, teksa drejtuesit kanë nisur punën për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm. Një nga prioritetet e klubit ka qenë ruajtja e boshtit të ekipit dhe sinjalet e para janë pozitive. Klubi ka arritur marrëveshje me portierin Aldo Teqja për të vazhduar bashkëpunimin me blutë edhe për sezonin e ardhshëm.

Gardiani ishte një nga elementët më të rëndësishëm të Dinamos gjatë sezonit të fundit, duke dhënë siguri në portë dhe duke qenë një nga lojtarët më konstantë të skuadrës. Ndërkohë, “Panorama Sport” ka raportuar më herët se edhe kapiteni Bruno Dita ka gjetur akordin me klubin për rinovimin e kontratës. Mbrojtësi, i cili ka qenë një nga liderët e skuadrës në vitet e fundit, pritet të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit edhe në sezonin e ardhshëm, duke garantuar vazhdimësi në prapavijë.

MERKATO- Puna e drejtuesve nuk do të ndalet me kaq. Në ditët në vijim pritet të intensifi kohen bisedimet edhe me futbollistët e tjerë që janë në përfundim të kontratës, me synimin për të ruajtur sa më shumë nga grupi që siguroi suksesin në Kupën e Shqipërisë dhe kualifi kimin në kupat e Europës. Në të njëjtën kohë, Dinamo po lëviz edhe në merkato për të përforcuar skuadrën.

Presidenti Adrian Bardhi dhe stafi drejtues janë të gatshëm të mbështesin kërkesat e trajnerit Ilir Daja, në mënyrë që skuadra të paraqitet sa më konkurruese si në Ligën e Konferencës ashtu edhe në edicionin e ri të Superiores.

Përforcime priten në të tre repartet, ndërsa emrat konkretë ende nuk janë bërë publikë. Vera pritet të jetë mjaft e ngarkuar në kampin blu, ku përveç rinovimeve të rëndësishme, drejtuesit synojnë të ndërtojnë një skuadër më të fortë dhe më konkurruese për sfidat që e presin në sezonin 2025-2026.

ERJON ALLARAJ – PANORAMASPORT.AL