E BUJSHME/ Ronaldinjo i rikthehet futbollit në moshën 46-vjeçare, bëhet pjesë e skuadrës italiane
E pabesueshme por e vërtetë. Ronaldinjo është rikthyer të luaj futboll, në moshën 46 vjeçare. Legjenda braziliane, ka arritur një marrëveshje me skuadrën italiane, Ravana, e cila luan në Serinë C.

Prezantimi i Ronaldinhos do të bëhet me 23 qershor. Ish-futbollisti i Barcelonës e Milanit është shprehur i lumtur që do të nis një kapitull të ri në futboll.
“Dua të shkruaj një histori të re. Ngjyra të reja, e njëjta buzëqeshje. Mezi pres të kthehem të kërcej mbi top dhe të shkruaj një histori të re së bashku me Ignazion dhe të gjithë familjen Cipriani. Futbolli ka qenë gjithmonë një burim gëzimi për mua dhe dua të sjell të njëjtin shpirt në Ravena”, ka deklaruar Ronaldinjo.

Ronaldinjo do të bëhet edhe aksionar i klubit, duke marrë pjesë aktive në projektin afatgjatë të Ravenës. Objektivi kryesor i klubit do të jetë ngjitja në Serinë B, me Ronaldinjon që synon të kontribuojë si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë drejtues.
PANORAMASPORT.AL













