Buzëqesh Daja, titullari i rëndësishëm i bashkohet në stërvitje
Nuk ka më asnjë dyshim për të ardhmen e Naser Alijit. Ashtu siç ka raportuar prej ditësh “Panorama Sport”, mbrojtësi ka vendosur të vazhdojë aventurën me Dinamon, duke rinovuar kontratën me klubin blu. Fundi i çdo dileme ka ardhur edhe në praktikë, pasi lojtari ka mbërritur dje në Ohër dhe i është bashkuar skuadrës së Ilir Dajës në fazën përgatitore.

Prania e tij në grumbullim konfi rmon se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe se Aliji do të jetë pjesë e projektit të Dinamos edhe për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi ishte një nga emrat më të përfolur në merkato gjatë javëve të fundit. Interesimi më konkret për të erdhi nga Egnatia, e cila e kërkoi me ngulm futbollistin dhe tentoi ta bindte për t’u transferuar në Rrogozhinë.
Megjithatë, Aliji zgjodhi të vijojë rrugëtimin me Dinamon, duke i dhënë përparësi projektit të klubit kryeqytetas. Rinovimi i kontratës së tij konsiderohet një lëvizje e rëndësishme për Dinamon, që arrin të mbajë në skuadër një nga lojtarët me më shumë eksperiencë dhe peshë në repartin defensiv. Tashmë, me Alijin të bashkuar me ekipin në Ohër, trajneri Ilir Daja mund të llogarisë normalisht në shërbimet e mbrojtësit për sezonin e ri.
PANORAMASPORT.AL













