Postuar: Qershor 20, 2026 | 0:07
EKSKLUZIVE/ Trajneri i ri i Tiranës, bardheblutë i besojnë stolin kroatit që është shpallur kampion me Legian e Varshavës
Tirana duket se ka zgjidhur çështjen e trajnerit për sezonin e ri. Burime pranë klubit bëjnë me dije se emri që kryeqytetasit kanë arritur akordin me kroatin Dean Klafuric, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti.

53-vjeçari ka një CV të pasur, teksa skuadra e fundit që ka drejtuar është Siroki Brijek në elitën e futbollit boshnjak.
Ndër të tjera Klafuric ka qenë edhe trajner i HNK Goricës, Legia Varshavës, Ethnikos, Slaven Belupo, Honved, Velez Mostar, TSC.

Vlen të theksohet fakti se kroati ka fituar titullin kampion në Poloni me Legian e Varshavës në sezonin 2017/2018 si dhe Kupën e Polonisë në të njëjtin sezon.
PANORAMASPORT.AL













