Skema e re e “Final Four”, mësoni çfarë do të ndodhë pas 36 javëve kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2025 | 22:02

Skema e re e “Final Four”, mësoni çfarë do të ndodhë pas 36 javëve kampionat

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në vazhdim. Kështu “Panorama Sport” mëson se nuk do të ketë gjysmëfinale dhe finale për të vendosur fituesin e kampionatit.

superiore

Në anën tjetër, sistemi i “Final Four” do të mbetet, por pëson ndryshim rrënjësor. Kështu në përfundim të 36 javëve do të luhen 6 ndeshje në total. Skuadrave do u përgjysmohen pikët dhe secili prej tyre do të ketë nga tre ndeshje.

Dhe sërish si në dy edicionet e fundit, përmes “Final Four” do të vendoset fituesi i kampionatit dhe skuadrat që shkojnë në Europë. Sot ishte takimi i parë mes klubeve në FSHF dhe ky ishte përfundimi i tij.

Lexo edhe: Propozohet ndryshimi i “Final Four”, FSHF takohet me drejtuesit e klubeve të Superiores

PANORAMASPORT.AL