Ndryshimi i madh që pritet! “Final Four” rrit numrin e ndeshjeve, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2025 | 14:31

Ndryshimi i madh që pritet! “Final Four” rrit numrin e ndeshjeve, por…

“Final Four” pritet të ketë ndryshim të madh për edicionin e ardhshëm. Kështu do të hiqet gjysmëfinalja dhe finalet, ndërsa do të zhvillohet një mini-kampionat tjetër pas 36 javësh.

air albania

Secila nga katër skuadrat do të ketë kështu nga tre ndeshje. Është rritur numri i ndeshjeve, pasi ndryshe nga edicioni origjinal i “Final Four” tashmë do të luhen gjashtë takime në total.

Dhe pse numri i ndeshjeve është rritur, sfidat do të mbeten në “Air Albania”. Kështu skuadra kampione do të kurorëzohet pikërisht në “Air Albania”.

Sot ishte takimi i parë, teksa FSHF ka njoftuar se në të ardhmen do të njoftojë vendimin përfundimtar.

Lexo edhe:  Propozohet ndryshimi i “Final Four”, FSHF takohet me drejtuesit e klubeve të Superiores

Lexo edhe: Skema e re e “Final Four”, mësoni çfarë do të ndodhë pas 36 javëve kampionat

PANORAMASPORT.AL