EKSKLUZIVE/ Afrimi i pestë i Vllaznisë në merkato, 22-vjeçari arrin akordin me skuadrën shkodrane
Ashtu siç kishte paralajmëruar e para “Panorama Sport” që në fillim të muajit qershor, Vllaznia është shumë afër transferimit të Elamando Gjinit. Mbrojtësi shkodran i cili në sezonin e fundit u aktivizua me Ballkanin në Kosovë, duket se tashmë ka mbyllur gjithçka me ekipin nga Suhareka.

Zyrtarizimi i tij në rradhët e Vllaznisë pritet të mbyllet për çështje orësh dhe shtatlarti ka qenë një dëshirë personale e trajnerit Martini. I cili nga eksperienca që kanë pasur së bashku tek Teuta është shumë i bindur për cilësitë e 22-vjeçarit, i cili për herë të parë do luajë në vendlindjen e tij.
Elmando Gjini aktivizohet në rolin e mbrojtësit të qendrës, por shpesh ka mbuluar edhe atë të mesfushorit para mbrojtjes. Si futbollist ai është zhvilluar në Suedi tek skuadra e Brojmma dhe Xhenoa në Itali. Teksa si profesionist ka luajtuar tek Amora në Portugali, Teuta në Shqipëri dhe Ballkani në Kosovë.
Mbrojtësi do jetë edhe afrimi i 5-të zyrtar i Vllaznisë këtë merkato. Ku më parë shkodranëve i janë bashkuar edhe Kruja, Hakaj, Kuros dhe Jazxhi.
ENDRI ÇINARI- PANORAMASPORT.AL













