Postuar: Korrik 4, 2025 | 20:53
Egnatia i rrëmbeu Grudën, reagimi ironik i Edi Martinit: Urime Demrozi, jeta vazhdon
Ildi Gruda u shndërrua në një çeshtje, me zgjedhjen e bërë, duke braktisur Vllazninë, për t’iu bashkuar kampionëve të Egnatias.

Një lëvizje kjo që ka shtangur edhe vetë shkodranët, të cilët pretendonin se lojtari ishte në kontratë me kuqeblutë. Në lidhje me këtë situatë, nuk ka munguar një reagim ironik i trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini.
“Urime Egnatia urime Gruda urime Demrozi, jeta vazhdon …..”, shkruan tekniku i shkodranëve në Facebook.

PANORAMASPORT.AL













