Postuar: Maj 28, 2026 | 9:53
E papritur te Kombëtarja, përfiton Partizani në debutimin e Rolando Maran
Lista e Kombëtares për ndeshjet e qershorit do të përfshijë edhe Pano Qirkon. Portierit të Partizanit do i jepet mundësia për grumbullimin e parë me kuqezinjtë, për shkak të dëmtimeve të Thomas Strakoshës dhe Mario Dajsinanit.

Dëmtimi i Strakoshës ishte i papritur, ndërsa te Kombëtarja shikohet si alternativë e parë. Po ashtu mbetet për t’u konfirmuar nëse Klidman Lilo merr një ftesë nga trajneri Rolando Maran.
Ndeshjet e qershorit do të jenë miqësore. Sfidat me Izraelin dhe Luksemburgun do të luhen në stadiumin “Air Albania”.
Kombëtarja nuk do të ketë vetëm Qirkon si risi, por edhe Luis Hasën. Këtij të fundit iu dha leja nga FIFA pikërisht në muajin mars.
PANORAMASPORT.AL













